Pavarësisht lajmeve se Enis Bardhi do të largohet nga Trabzonspor, një nga futbollistët më të mirë, ende vazhdon të luajë për kampionin aktual turk.
Kështu që Bardhi sot ishte në përbërjen e Trabzonit, i cili u fut në lojë në minutën e 75-të, në duel ndaj Istanbulsporin.
Edhe Jetmir Topalli dhe Valon Ethemi u paraqitën titullarë por në radhët e Istanbulsporit.
Trabzon ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Istanbulsporit.
Topalli u zëvendësua në minutën e 56-të e Ethemi luajti deri në minutën e 81-të.
Pas javës së 20-të, Trabzon renditet në vend të 5-të me 35 pikë e Istanbulspor AS është i 18-ti me 15.