Real Madridi do të luajë sonte në udhëtim kundër Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “San Mames”.
“Los Blancos” synojnë që sonte të rikthehen te fitorja në kampionat pas humbjes kundër Villarrealit javën e kaluar, për të mbajtur hapin edhe me skuadrën lidere, Barcelonën.
Në anën tjetër, Bilbao nuk di për fitore që tri ndeshje radhazi, ku ka regjistruar dy barazime dhe një humbje.