Kampioni vjeshtor i Maqedonisë së Veriut, FC Struga Trim Lum, i ka nisur me këmbë të mbarë ndeshjet kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.
“Ekipi ynë sot shënoi fitore 2:1 përballë Ohrid Lihnidos, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër.
Të parët shënuan futbollistët e Ohrid Lihnidos, ndërsa barazimin skuadrës sonë ia siguroi Fatjon Jusufi.
Me shifrat 1:1 mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë golin debutues me fanellën e Struga Trim Lum e realizoi përforcimi më i fundit, Marjan Radeski.
Në këtë ndeshje trajneri Zaharievski provoi të gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe futbollistët e rinj të akademisë, Kaba, Bauta, Istrefi dhe Hoxha, ndërsa për shkak dëmtimeve të natyrës më të lehtë, munguan dy mbrojtësit Sava Radiç dhe Mexhit Neziri.
Ekipi nesër në mëngjes do të udhëtojë drejt Turqisë, aty ku do të zhvillojmë fazën kryesore të përgatitjeve.
Në Turqi ekipi ka përcaktuar edhe 4 ndeshje miqësore, ndërsa me datë 11 shkurt do të zhvillojmë ndeshjen gjenerale kundër Voska Sport”, njofton FC Struga.