Të gjithë e pastruan borën në Varazhdin, trajneri, presidenti dhe drejtori.
Kështu që i mundësuan ekipit të seniorëve që të luajë ndeshjen e xhiros së 18-të, në të cilën Varazhdini ka barazuar (0:0).
“Bora që ra paraditen e së shtunës dhe të dielës në stadiumin Varteks ka krijuar një shtresë të mirë. Në orët e mëngjesit drejtuesit e Klubit të Futbollit Varazhdin nuk i lanë asgjë rastësisë.
Morën lopatat në duar dhe u nisën. Nuk kishte të privilegjuar.
Të gjithë, duke filluar nga presidenti Drazhen Vitez, drejtori Toni Daliq, drejtori sportiv Nikola Shafariq e deri te trajneri Marijo Kovaçeviq, po bënin punën e tyre me lopata.
Pas tre orësh, ata pastruan të gjithë borën nga fusha dhe drejtori Daliq shkoi në një qendër për të blerë 20 litra ngjyrë të kuqe.
Kështu skuadrës i mundësuan të luante ndeshjen e xhiros së 18-të. Megjithatë, rezultati ishte si temperatura - 0.
Ne nuk pamë asnjë gol, edhe pse Lokomotiva ishin ekipi më i mirë në pjesën e parë dhe ishin më afër shënimi”, shkruan mes të tjera “24 sata”.