Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ndryshe kapiten i kombëtares së Zvicrës, është ndër me të vlerësuarit e derbit të sotëm.
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Manchester Utd, në derbin e madh që u luajt kuadër të javës së 21-të të Premier League.
Xhaka asistoi në golin e parë të Arsenalit në minutën e 24-të, kur Nketiah ka barazuar rezultatin (1:1).
Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, përkundër se Nketiah ka shënuar dy gola, nuk e ka zgjedhur lojtar më të mirë të sfidës.
Futbollistit Bukayo Saka i Arsenalit është futbollisti i ndeshjes, me notën 8.1, pasojnë Edward Nketiah 8.0, Granit Xhaka 7.3 etj.
Arsenali udhëheq kreun me 50 pikë dje ka 11 më shumë se Manchester Utd në pozitën e tretë.