Një vit më parë ndëshkonte Interin me një supergol, Nedim Bajrami pritet në stol

Futboll

Një vit më parë ndëshkonte Interin me një supergol, Nedim Bajrami pritet në stol

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:36
Nedim Bajrami

Një vit më parë ndëshkonte Interin me një supergol, Nedim Bajrami pritet në stol për takimin e sotëm!

Një vit më parë në Kupën e Italisë, Nedim Bajrami ndëshkonte Interin me një supergol, por sot në mbrëmje mesfushori pritet ta nisë nga stoli sfidën me zikaltrit, duke shpresuar për minuta në dispozicion gjatë saj.

Nga ana tjetër Empoli do të duhet të bëjë edhe pa Ardian Ismajlin, mbrojtësin e Kombëtares, që pas shqetësimeve muskulore ndaj Sampdorias.

Edhe ky pritet të qëndrojë të paktën edhe një javë jashtë fushave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat