​Liverpooli gjen zëvendësuesin e Salah

Futboll

​Liverpooli gjen zëvendësuesin e Salah

Më: 23 janar 2023 Në ora: 17:50
Klopp dhe Salah

Muhamed Salah nuk është duke i përmbushur pritjet e trajnerit të Liverpoolit Jurgen Klopp, andaj trajneri gjerman është duke shikuar alternativat për një emër që mund ta zëvendësoj atë.

Sipas një raporti nga “Calciomercato”, Liverpooli po vlerëson mundësinë e nënshkrimit të anësorit të Juventusit, Federico Chiesa në verë.

Raporti thotë se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e pëlqen lojtarin dhe dëshiron që klubi ta nënshkruajë me atë si zëvendësues të Mohamed Salah në krahun e djathtë.

Juventusi do ta lejonte lojtarin të largohej nëse ofrohet një çmim prej 53 milionë funtesh.

© 2023 A.P.L. KosovaPress. All rights reserved.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat