Ermal Krasniqi ka debutuar fuqishëm dhe në mënyrë të jashtazakonshme te skuadra rumune CFR Cluj.
Sulmuesi kosovar startoi për skuadrën e tij të re në derbi kundër Farul Constanta ndaj të cilës Cluj triumfoi me rezultat 3-0.
Ish-sulmuesi i Ballkanit shënoi golin e dytë për Cluj në minutën e 49', ndërsa asistoi te goli i tretë të cilin e realizoi Petrila.
Me këto tre pikë të reja Cluj ngjitet në vendin e parë në tabelën e kampionatit rumun me 47 pikë, dy më shumë se rivali të cilin e mposhti sot.