​Ndërhyrja e qeverisë në zgjedhje, FIFA pezullon federatën

Futboll

​Ndërhyrja e qeverisë në zgjedhje, FIFA pezullon federatën

Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Byroja e Këshillit të FIFA-s ka vendosur që ta pezullojë Federatën e Futbollit të Sri Lankës (FFSL) me efekt të menjëhershëm për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhjet e kësaj federate.

Byroja konsideroi se rrethanat në të cilat u zhvilluan zgjedhjet për një Komitet të ri Ekzekutiv të FFSL-së më 14 janar 2023 përbënin ndërhyrje të padrejtë nga një palë e tretë në përputhje me Statutet e FIFA-s.

Për heqjen e pezullimit, FIFA ka përcaktuar kushtet që duhet të plotësohen nga kjo federatë.

Përjashtim zyrtar dhe me shkrim nga ligji aktual kombëtar i sportit që do t'i jepet ligjërisht futbollit FFSL/Sri Lanka për të garantuar njohjen dhe zbatimin e Statutit të FFSL-së të sapo miratuar (22 shtator 2022).

Administrata e FFSL do të jetë plotësisht e ngarkuar me punët e përditshme të FFSL derisa të zgjidhet një Komitet i ri Ekzekutiv i FFSL sepse zgjedhjet e 14 janarit 2023 nuk njihen as nga FIFA dhe as nga FSHF.

Zgjedhjet për një Komitet të ri Ekzekutiv të FFSL-së do të organizohen sipas Statutit të FFSL të miratuar rishtazi (22 shtator 2022), veçanërisht me votim të fshehtë dhe për një mandat katërvjeçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat