Dalja me të kuq e Milan Skriniar në minutën e 40-të, bëri që Interi të humbiste ndeshjen në shtëpi ndaj Empolit.
Trajneri i Interit, Simone Inzagi, foli për “Sky Sport” më fund të ndeshjes duke theksuar se kartoni i kuq i Skriniar nuk e bindi fare.
“Nuk i kam parë ende ndërhyrjet.
Dy kartona të verdhë për një lojtar në shtëpi brenda minutës së 40-të nuk më kishte ndodhur kurrë në gjithë këto vite që jam trajner. Skriniarin e shoh gjithmonë të qetë, por e di që edhe ai e ka mendjen te rinovimi. Ka një ngërç lidhur me rinovimin e kontratës së tij.
Klubi po punon me të dhe me lojtarët e tjerë që u skadon kontrata”, është shprehur tekniku zikaltër.