Struga Trim Lum udhëtoi për në Antalia!
Kampionia e vjeshtës, Struga Trim Lum, nga sot vazhdon përgatitjet në Antalia.
Ekipi i Srxhan Zaharievskit niset për në qendrën turistike turke ku do të kryejë fazën kryesore të përgatitjeve.
Struganët do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore në Antalia, me Lokomotiv Tashkent, Krivbas, Vejle, Petrokub dhe pas kthimit në Maqedoni do të vijojë ndeshja “gjenerale” ndaj Voska Sport.