Santos është trajneri më i paguar në historinë e Polonisë

Futboll

Santos është trajneri më i paguar në historinë e Polonisë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 13:08
Santos

Fernando Santos është trajner i ri Polonisë.

Portugezi do të nisë përvojën e tij të tretë në drejtimin e një Kombëtareje, teksa më parë ka udhëhequr Greqinë dhe Portugalinë. 68-vjeçari u largua nga stoli i luzitanëve pas eliminimit nga Kupa e Botës në muajin dhjetor pas 8 viteve në krye të tyre.

Në periudhë në të cilën ka arritur të fitojë dy trofe të rëndësishëm për Portugalinë, Kampionatin Europian dhe Ligën e Kombeve.

Sigurisht që një e shkuar e tillë kërkon një sforco ekonomike, të cilën Federata Polake e ka marrë përsipër ta realizojë. Santos do të jetë trajneri më i paguar në historinë e Polonisë.

Sipas “Sport.pl”, ai do të përfitojë 3 milionë euro nga kontrata me bardhekuqtë. Trajneri i portugez do të debutojë në stolin polak në muajin mars, kur kundërshtar të parë do të ketë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat