Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me paraqitjet e tija ne Bundesliga II, te St.Pauli, u vlerësua lojtari më i mirë në dy sezonet e fundit.
Ende pa i përfunduar kontrata me St. Paulin, interesimi që të kanë në sezonin e radhës ishte shumë i madh.
Gjysma e ekipeve të Bundesliges e kërkonin, po ashtu edhe në Serie A., Portugali, Belgjikë, Holanda dhe Poloni.a
Të gjitha ofertat i mbajti sekret për shkak të obligimeve që i ka ndaj St. Paulit e më së shumti për respektin që e gëzon të tifozët e kësaj skuadre të dashur në Gjermani e jo vetëm.
Vendosi për 1FC Koln, për shkak se kaloj fëmijërinë në këtë qytet dhe njihet si klub i dashur por edhe i njohur në Gjermani.
1 FC Koln është tre herë kampion dhe 4 herë fitues i kupës.
Ekip ku luajtën shumë yje të futbollit gjerman: Toni Schumaher, Bodo Ilgner, Wolfgang Owerath, Pierre Litbarski, Tomas Hesller, Kllaus Allofs, Llukas Podolski etj.