Skuadra e Manchester United po mendon për të ardhmen dhe ka hedhur sytë të mbrojtësi i krahut të djathtë Malo Gusto, që luan në League 1 me skuadrën e Lyon.
Mbrojtësi 19-vjeçar francez konsiderohet si një nga talentet e së ardhmes në këtë pozicion, duke tërhequr edhe vëmendjen e Chelsea.
“Djajtë” kanë nisur bisedimet me stafin e mbrojtësit, me shpresën që ta bindin për të ardhur në “Old Trafford” verën e ardhshme.
Malo Gusto ka një kontratë që skadon verën e vitit 2024 me ekipin francez dhe duket se nuk do ta rinovojë kontratën. Ndaj klubi francez dëshiron ta shesë për të evituar një largim me koston zero.
Vlera e kartonit të Malo është rreth 15 milionë euro dhe te Manchester United po mendojnë të investojnë për të siguruar një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen.
Plani i “djajve” është ai i transferimit të lojtarit në huazim për një sezon në një ekip “të vogël” në Premier League për të fituar përvojë.
Gjithsesi, nuk ka ëpr të qenë e lehtë pasi Chelsea gjithashtu ka kohë që kërkon lojtarin, por pa arritur ndonjë marrëveshje. Malo Gusto është në sezonin e dytë si titullar me Lyon, ku ka bërë paraqitje të mirë.
Ai luan edhe me kombëtaren U-21 të Francës dhe pritet që së shpejti të “zbarkojë” ne kombëtaren e madhe.