Chelsea ka shpenzuar 200 milionë paund për blerje gjatë këtij muaji, por “super kompjuteri” ka parashikuar një gjysmë sezoni të vështirë për ta në Premier League.
Sipas parashikimeve Blutë e Londrës mund ta mbyllin në vendin e 9-të renditjen me diku te 53 pikë. Liverpooli gjithashtu sipas “super kompjuterit” do të mbetet jashtë zonës Champions, në vendin e 7-të me 60 pikë.
Arsenali sipas parashikimeve do ta mbyllë në vendin e parë, duke lënë pas Manchester City-in e Guardiolës.
Në katërshen më të mirë pritet të jenë dhe Newcastle dhe Manchester United.