Xhuliano Skuka u transferua te Metz në Ligue 2. Zyrtarizimi u bë ditën e djeshme nga Të Kuqtë që zbuluan se shitja është bërë për një shifër rekord, por pa zbuluar shumë.
“Transfermarkt” ka zbuluar përfundimisht shifrën e shitjes, pas shumë varianteve të dala në media.
Partizani ka arritur të fitojë 1.4 milionë euro dhe ka mbajtur 20% të kartonit, duke bërë historinë e futbollit shqiptar.
Paga e lojtarit do të ketë një progres në rritje: sezonin e parë do të përfitojë 330 mijë euro, në vitin e fundit 420 mijë euro.
Përveç rrogës, për Skukën do të ketë shumë bonuse si për aktivizimin, golat e shënuar dhe një bonus special nëse Metz ngjitet ne Ligue 1.
Një hap i madh për futbollin shqiptar, që rrit ndjeshëm nivelin e merkatos në vendin tonë.