Alves punëson avokatin e Messit për të fituar betejën gjyqësore

Futboll

Alves punëson avokatin e Messit për të fituar betejën gjyqësore

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:08
Dani Alves

Avokati prestigjioz Cristobal Martell do të marrë nga kjo e martë mbrojtjen e Dani Alves në rastin e tij të përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare më 30 dhjetor në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

Ky vendim vjen pasi u bë e ditur se avokati Martell ka qenë i njëjti që ka qenë në krye të procedurave të emigracionit kur futbollisti brazilian mbërriti në kampionatin spanjoll.

Për këtë arsye, familja e lojtarit ka vendosur të shtojë në mbrojte të tij një prej avokatëve më me reputacion në fushën penale.

Avokati Martell vitet e fundit ka drejtuar mbrojtjen e familjes Puyol, atë të Leo Messit dhe të Barcelonës në rastin e Neymar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat