Kaosi që ka përfshirë Juventusin

Futboll

Kaosi që ka përfshirë Juventusin

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:21
Kaosi që ka përfshirë Juventusin

Kaosi që ka përfshirë Juventusin mund të bëjë që nëse 15 pikët nuk rikuperohen, ose të paktën ato të ulen në shkallët e tjera të drejtësisë, në fund të sezonit, pa kualifikimin në Champions, i cili duket tashmë një mision i pamundur, ndonjë prej yjeve të mund të sakrifikohet për të mbajtur në këmbë kolonat e bilancit të klubit, që janë tronditur shumë shpesh nga periudha e COVID-it e deri më sot.

Dhe lidhur me këtë mundësi, frika shtohet nëse në skenë futen “peshkaqenët” e Realit të Madridit.

Edhe pse mes Florentino Perezit dhe Andrea Anjelit ekziston një miqësi e ngushtë, por edhe interesa të përbashkëta siç ishte Super Liga, gjithsesi kur Reali ndien erën e gjakut është e vështirë që të ndalet dhe nga Spanja sigurojnë se ata kanë vënë në shënjestër Federiko Kiezën.

Ylli i Juventusit duket përforcimi i duhur për repartin sulmues, pasi u dribluan keq nga Mbape dhe Perez ka gati një thes me miliona për lojtarin më të fortë italian në qarkullim.

Baza e ofertës madrilene duket se është te 70 milionë eurot, por për një si Kieza është e lehtë që të ngrihen edhe më tej, pse jo të arrijnë deri aty sa të prekin apo t’i afrohen 100 milionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat