Qaka kompleton Shkëndijen

Futboll

Qaka kompleton Shkëndijen

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:52
Qaka kompleton Shkëndijen

Mesfushori rikuperohet pas dëmtimit dhe bashkohet me grupin, derisa pritet të luajë në testin e të hënës kur skuadra do të zhvillojë ndeshje testuese përbrënda grupit.

Shkëndija vazhdon e kompletuar seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore.

"Pas pauzës disa ditore shkaku i dëmtimit të shputës së këmbës së majtë, me ekipin është bashkuar Kamer Qaka. Mesfushori është rikuperuar dhe të dielën është stërvitur bashkë me grupin duke përballuar ngarkesa maksimale.

Kështu ai kompleton skuadrën dhe bashkë me përforcimin e fundit Erald Çinari pritet të jenë dy opsione shtesë për dy formacionet që do të nxjer në fushë trajneri Qatip Osmani", njofton Shkëndija e Tetovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat