Çudia me Tiranën

Futboll

Çudia me Tiranën

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:57
Abazaj

Tirana ka afruar dy lojtarë në këtë merkato, por ata ende nuk janë regjistruar.

Klubi ende nuk ka zhbllokuar merkaton e lojtarëve për të regjistruar emra të rinj.

Dje nga FSHF-ja është konfirmuar se Tirana nuk ka zhbllokuar merkaton dhe nuk ka regjistruar Abazajn dhe Lushkjën, pavarësisht se i ka prezantuar të dy lojtarët.

Nga ana tjetër janë larguar Limaj, Zhivanaj, Kallaku dhe disa lojtarë të tjerë.

Kujtojmë që Tirana ka merkato të bllokuar për shkak të gjyqeve me tre lojtarë si Torasa, Kale dhe Vairinen, të cilët duhet të paguhen për mbi 250 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat