Bayern Munichi do të takohet sonte me Kolnin, në kuadër të javës së 17-të në Bundesligë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:30, në stadiumin “Allianz Arena”.
Kampioni në fuqi gjerman u rikthye pas pushimit me barazim kundër Lepizigut (1:1) javën e kaluar, teksa sonte synon t’i kthehet fitores.

Koln
Kolni u rikthye me fitore të thellë ndaj Werder Bremenit (7:1), teksa sonte synon të vazhdojë me rezultate pozitive.
“Bavarezët” janë liderë në tabelë me 35 pikë, kurse kundërshtari i tyre është në pozitën e 11-të me 20 pikë.