Derbi Lazio-Milan, ja formacionet zyrtare

Futboll

Derbi Lazio-Milan, ja formacionet zyrtare

Më: 24 janar 2023 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Një ballafaqim tejet interesant do të zhvillohet sonte në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A, pasi që në stadiumin “Olimpico” të Romës do të përballen skuadra e Lazios dhe ajo e Milanit.

“Rossonerët” vijnë në një ndeshje tjetër shumë të komplikuar, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme kundër Romës dhe Lecces, ndërsa Lazio së fundmi triumfoi ndaj Sassuolos si mysafire.

Mungesa e madhe për Stefano Piolin në këtë sfidë do të jetë Theo Hernandez i cili ka probleme muskulare, duke iu bashkuar kështu listës së të lënduarve me Toure, Florenzi dhe Zlatan Ibrahimovic.

Tek Lazio nuk do të paraqiten Mario Gila dhe sulmuesi kryesor i skuadrës, Ciro Immobile.

Milani ka 37 pikë në vendin e katërt, kurse Lazio është e gjashta me 34 pikë të arkëtuara para kësaj ndeshje e cila starton nga ora 20:45.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Lazio (4-3-3): Provedel; Marusic, Casale, Romagnoli, Hysaj; Milinkovic-Savic, Cataldi, Alberto; Pedro, Anderson, Zaccagni

AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Tomori, Dest; Tonali, Bennacer; Messias, Diaz, Leao; Giroud

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat