Argjentina i ka dhënë fund një agjërimi prej 36 vitesh dhe ka arritur më në fund të fitojë Kupën e Botës.
Trofeu i vetëm që i mungonte koleksionit të pasur të Lionel Messi-t.
Pleshti me shokë kanë triumfuar 18 dhjetorin e kaluar në Katar pas një finaleje dramatike kundër Francës së Kylian Mbappe, me Albiceleste-n që ka triumfuar pas gjuajtjes së penalltive.
Ndërkohë, nga Brazili ka ardhur një deklaratë befasuese:
“Për herë të parë kam qenë tifoz me Argjentinën në Kupën e Botës sepse kam menduar se Messi nuk mund ta mbyllte karrierën pa qenë kampion bote”.
Këto kanë qenë fjalët e thëna nga presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, në lidhje me edicionin e fundit të Kupës së Botës të fituar në Katar nga Argjentina.
“Tani që Messi është shpallur kampion dhe Argjentina ka fituar Kupën e Botës mund të them se mjafton: Botërori i ardhshëm i takon Brazilit”, ka bërë shaka Lula gjatë një vizite në Buenos Aires.