Shqiptari Ervin Skela do të jetë trajneri i përkohshëm i të rinjve U-19 të Eintrakt Frankfurt.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi pasi konfimoi largimin e teknikut Damir Agovic.
“Ne po ndjekim një filozofi të qartë për akademinë e të rinjve.
Jo vetëm në lidhje me stërvitjen e lojtarëve, por edhe me trajnerët, të cilët luajnë një rol kyç në zhvillimin e talenteve.
Gjatë pushimeve dimërore analizova intensivisht strukturën e mëparshme dhe situatën aktuale dhe arrita në vendimin që së bashku me Damir Agovicin të mos shohim të ardhme përtej sezonit”, tha drejtori Alexander Richter.
Në A-Jugend-Bundesliga, Eintrakt Frankfurt është në vendin e 13-të në pushimin dimëror me 11 pikë nga 10 ndeshje.
Në Ligën e të rinjve, ekipi i mbijetoi fazës së grupeve dhe do të luajë në play-off kundër Alkmar në shkurt.
Rikujtojmë që më parë Skela ka qenë edhe trajner i ekipit të 17-vjeçarëve të Eintraktit.