Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, pothuajse është në rrugëdalje nga Trabzonspor dhe të transferohet në një nga 5 ligat më të mira në Evropë.
Për shqiptarin është e interesuar skuadra spanjolle Rayo Vallecano, pjesë e të cilës është portieri i përfaqësueses maqedonase, Stole Dimitrievski.
Rayo Vallecano ka nevojë për mesfushor dhe emri i Bardhit përmendet si opsion ideal.
Rayo nuk është i vetmi klub spanjoll i interesuar për shërbimet e tij dhe në garë për nënshkrimin me ish-lojtarin e Levantes është edhe Cadiz.
Flitet se Bardhi kërkohet edhe nga skuadra franceze Nice.