Kimpembe thotë se s’ishte i informuar për vendimin e klubit

Futboll

Kimpembe thotë se s’ishte i informuar për vendimin e klubit

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:41
Kimpembe e Mbappe

Presnel Kimpembe ka pohuar se ai nuk ishte në dijeni për Kylian Mbappen që do ta zëvendësonte atë si zëvendëskapiten i Paris Saint-Germainit.

Mbappes iu dha shiriti në krahë kundër Pays de Cassel, në mungesë të kapitenit të rregullt, Marquinhos, së bashku me Presnel Kimpemben dhe Marco Verrattit - të cilët më parë kanë qenë të dytë dhe të tretë në hierarki.

Pas ndeshjes, në të cilën Mbappe shënoi pesë herë në një fitore 7-0, trajneri Christophe Galtier sqaroi se sulmuesi ka qenë zëvendëskapiten që nga vera.

Megjithatë, Kimpembe ka insistuar në rrjetet sociale se nuk ishte i informuar për ndryshimin.

“Gjatë orëve të fundit kam mundur të dëgjoj dhe lexoj shumë për veten time”, shkroi mbrojtësi i PSG-së në Instagram.

“Prandaj dëshiroj t’i bëj të qarta gjërat në mënyrë që të shmang vazhdimin e përhapjes së informacionit të rremë në lidhje me këtë. Unë nuk jam vënë në dijeni për këtë vendim, ky është krejtësisht i rremë...

Thënë kështu, unë do të marr gjithmonë vendimet e klubit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat