Klubi i futbollit Ferizaj është ballafaquar me probleme dhe më së miri e fakton edhe Agron Selmani, ish drejtor sportiv i klubit.
Selmani e sqaron opinionin se kush ia kërkoi dorëheqjen dhe cila ishte kërkesa e Xhevat Rushitit drejtuar Lulzim Abazit.
“Për ta mbyllur këtë temë që ende po merr kohën e opinionit!
Shkresat e Selmanit
FC Ferizaj është një klub rëndësishëm i qytetit të Ferizajt ndërsa aksionarët e klubit janë pjesa më e rëndësishme dhe më vitale për funksionimin e klubit.
Ndryshimet në shtabin teknik për kohën sa unë isha në klub në cilësinë e drejtorit sportiv ishin kërkesë konkrete e aksionarëve dhe bordit të klubit të përcjellura tek unë dhe shtabi teknik nga kryetari klubit Z. Lulzim Abazi dhe anëtari i bordit të klubit Z Nehat Thaqi.
Paraprakisht, kryetari i klubit Z. Lulzim Abazi ka marr një kërkesë konkrete nga nënkryetari i klubit Z. Xhevat Rushiti se nëse nuk ndërhyhet me ndryshime në shtab teknik atëherë ai do të ndërprej njëanshëm dhe menjëherë kontributin financiar në klub.
Kryetari i klubit pas ndeshjes me FC Gjilanin ka kërkuar dhe ka aprovuar dorëheqjen e trajnerit Arbnor Morina, duke e lënë të hapur mundësinë që në një të ardhme të afërt angazhimin e Morinës prapë në klub!.
Po ashtu anëtari i bordit të klubit Z. Nehat Thaqi ka kërkuar dorëheqjen time të cilën e kam ofruar dhe të njëjtën e ka miratuar kryetari i klubit Z. Lulzim Abazi.
Për nga forma e interpretimit mendoj se gjithçka ka qenë e kordinuar, kurse për ndryshimet në klub mendoj se janë të mira dhe kontribojnë në të mirën e klubit dhe kjo mbetet të shihet!
Arbnorin, e falënderoj për anën mbrojtëse të tij kundrejt pozicionit tim si drejtor sportiv kjo në ditën e dorëheqjeve të kërkuar nga kryetari dhe anëtari i bordit të klubit”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.