Juventusi në telashe për shkak të penalizimit me 15 pikë ka nisur të mendojë për merkaton në dalje pasi mungesa e mundshme në Champions League do të boshatiste arkën e bardhezinjve.
Lojtari më i kërkuar në grupin bardhezi është Dushan Vlahoviq por edhe Chiesa.
Këtë të fundit e joshin sirenat madrilene ku Ancelotti e kërkon me ngulm ndërsa për serbin situata është më e komplikuar.
Pas klubeve angleze, në garë për bomberin është futur edhe Barcelona.
Klubi spanjoll është i gatshëm të derdhë 80 milionë euro në llogarinë e torinezëve edhe pse ish-sulmuesi i Fiorentinës nuk ka bindur aspak në muajt e parë si bardhezi.