Messi merr leje nga PSG-ja

Futboll

Messi merr leje nga PSG-ja

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:47
Messi

Ylli argjentinas ishte rikthyer së fundmi nga pushimet e fundvitit pas triumfit në Kupën e Botës.

Ai u përfshi në miqësoren e Paris Saint-Germainit ndaj yjeve të ekipeve Al-Nassr e Al-Hilal, ku luajti edhe Cristiano Ronaldo.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi në fitoren 5:4, ndërsa mungoi më pas në fitoren e PSG-së me rezultat 7:0 ndaj Pays de Cassel, ku Kylian Mbappe i shënoi pesë gola.

Për të mos e lënë kohën t’i shkojë dëm, 35 vjeçari e mori familjen, përfshirë këtu gruan e tij Antonela Roccuzzo dhe tre djemtë e tij dhe shkuan në Alpe, ku po e shijojnë skijimin dhe pishinën me avull.

Ish-futbollisti i Barcelonës ka postuar fotografi në Instagram, ku e arriti fotografinë më të pëlqyer në histori të këtij rrjeti social.

Në fotografitë e postuara, Messi shihet duke e shijuar në maksimum këtë periudhë me familjen.

Messi po e kalon vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë të luajë në “Parkun e Princave”.

Ai ka ofertë nga Arabia Saudite, respektivisht nga klubi Al-Hilal, i cili ia ka ofruar mbi 300 milionë euro në vit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat