Lamtumira e Milan Skriniar nga Inter-it tashmë është e sigurt dhe e vetmja gjë që ka mbetur për t’u vendosur është vetëm koha kur kjo lamtumirë do të realizohet.
Dhe pas fjalëve të ashpra të menaxherit, nuk është e thënë që sllovaku ta mbyllë sezoni me zikaltrit: klubi, pasi ka refuzuar një ofertë prej 50 milionësh në verë, tani kërkon të paktën 20 për ta shitur lojtarin 6 muaj nga skadenca e kontratës.
Një shifër që konsiderohet jashtë merkatos për PSG-në, që ka në dorë marrëveshjen me qendërmbrojtësin për qershorin e ardhshëm, dhe që preferon të presë fundin e sezonit për ta marrë lojtarin me kosto zero.
Ndërkohë, siç ka bërë të ditur gazzetta.it, prioriteti i klubit francez për momentin është të gjendet një sulmues që të mund të zëvendësojë Sarabia-n, i shitur pak ditë më parë tek Wolves.