Redon Xhixha synon që të ndjekë hapat e ish-kapitenit të Kombëtares Ansi Agollit.
Sulmuesi kurbinas u transferua vetëm pak ditë më parë në Azerbajxhan te ekipi i Qarabag për shifrën e 550 mijë eurove.
Për “Supersport” nga Baku, Xhixha flet tani si një futbollisti i skuadrës azere, duke u treguar besimplotë se mund të arrijë akoma dhe më tepërm.
“Qarabag është një ekip i madh me emër, ka bërë mirë në Europë dhe në kampionatin e Azerbajxhanit dhe zgjodha këtë ekip për të vijuar karrierën time duke dhënë më të mirën e ta kem si trampolinë për në një tjetër skuadër edhe më të madhe.
Me punë arrihet çdo gjë,.
Duke punuar shumë një ditë do të ndodhë diçka e bukur.
Duhet të jesh i përkushtuar dhe të luash e një ditë nëse bën mirë do të vijë momenti, në mos sot do vijë nesër dita kur do ikësh jashtë.
Kam sakrifikuar për këtë ditë e shpresoj që të bëj sa më mirë këtu e të vijoj edhe në një ekip tjetër edhe më lart”.