Spahiu: Do na bëjë mirë fitorja, por nuk duhet të stresohemi

Futboll

Spahiu: Do na bëjë mirë fitorja, por nuk duhet të stresohemi

Më: 25 janar 2023 Në ora: 18:23
Spahiu

Sebastian Spahiu ishte një ndër më të mirët në fushë sot kundër Kastriotit.

Mesfushori shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe pas sfidës u shpreh se ishte tepër i kënaqur me fitoren e marrë.

 “Sigurisht mund të jap më shumë, isha i kënaqur për pjesën e parë, por në të dytën isha pak më i fikur. Por ishte një ndeshje e mirë.

Normalisht do të na bëjë shumë mirë fitorja, tani do të shohim përpara për ndeshjen e të hënës në kampionat.

Çfarë duhet të bëjë skuadra më mirë e di trajneri.

Për vete them që nuk duhet të stresohemi kur sulmojmë e jemi në epërsi, nuk duhet të kthehemi në mbrojtje

. Duhet të zhvillojmë futbollin tonë si në fillimin e ndeshjes”, tha Spahiu për “Oversport” pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat