BvK nga Konjare Mesme e Shkupit ka pikë të barabarta (nga 37) me Bashkimin e Kumanovës, pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit vjeshtor në Ligën e Tretë-Veri Maqedoni e Veriut.
Për këtë arsye i nevojitet përforcimi i skuadrës në mënyrë që të luftojnë për titullin kampion, i cili i siguron pjesëmarrje në barazh për inkuadrim në Ligën e dytë.
Nënkryetari i klubit Imer Adili paralajmëron një përforcim të madh, edhe ate nga liga e parë.
“Jemi në bisedime me një futbollistë me përvojë nga Liga e parë.
Po presim vetëm ti marrë dokumentet dhe ta regjistrojmë. Emrin nuk duam ta zbulojmë, sepse nuk është momenti”, tha Adili.
Kryesia e FK BvK deri tani ka qenë mjaftë aktive, duke sjell 4 futbollistë, ndërsa ka pasur edhe disa largime.