Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Ante Çaçiq, kërkon me çdo kusht që futbollisti shqiptar të mbetet pjesë e kësaj skuadre.
“Kapiten, nuk mund të të lë që të shkosh, më duhesh”, ka thënë Çaçiq.
Nga ana tjetër kapiteni Arijan Ademi kërkon që të largohet nga dinamovitët.
“Trajner, dua transferim”, tha mes të tjera Ademi transmeton “24 sata”.
Ante Çaçiq synon të rikthejë pozitivitetin në dhomat e zhveshjes, ndaj ka zhvilluan dy takime mjaft të rëndësishme në Maksimir.