Shkëmbim në merkato mes Napolit dhe Fiorentinës.
Dy klubet italianë kanë ndërruar portierët: Salvatore Sirigu është transferuar në Firence, ndërsa Gianluigi Gollini tek ekipi kryesues i Serie A.
36-vjeçari ka firmosur deri në fund të sezonit me Fiorentinën, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në vitin 2024.
Sirigu ka një eksperiencë të madhe mes shtyllave. Portieri numëron 28 ndeshje me kombëtaren italiane, me të cilën fitoi Euro 2020.
Ndërkohë, Gollini, kartonin e të cilit e zotëron Atalanta, do të jetë pjesë e Napolit deri në fundin e këtij sezoni.