Al-Nasr nuk ndalet vetëm me Ronaldon

Futboll

Al-Nasr nuk ndalet vetëm me Ronaldon

Më: 25 janar 2023 Në ora: 19:55
Ronaldo

Al-Nasr nuk ka ndër mend të ndalet te Kristiano Ronaldo.

Mediat arabe dhe ato spanjolle kanë bërë me dije se klubi i kampionatit saudit është vënë në kërkim të shërbimeve të dy lojtarëve të Realit të Madridit, Eden Hazard dhe Luka Modriç.

Gazeta saudite “Alyaum” ka nënvizuar se Modriç ka marrë një ofertë marramendëse nga klubi i Al-Nasr dhe kjo e ka vënë atë në mendime.

Për 37-vjeçarin mendohet se Al-Nasr i ka propozuar një pagë prej 40 milionë eurosh.

Është kjo dhe arsyeja përse rinovimi i tij me Realin e Madridit ka ngecur kohët e fundit, ndonëse kroati kishte deklaruar se ishte gati të firmoste në çdo kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat