Sot është lancuar projekti i Klubit të futbollit të vajzave 'Prishtina'.
Në ceremoni morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
“Kisha kënaqësinë që sonte së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama të isha pjesë e ceremonisë së lansimit të projektit të Klubit të futbollit të vajzave 'Prishtina' -
Fuqizimi i vajzave/grave përmes futbollit dhe integrimi i të gjitha komuniteteve, të cilin ky klub e ka fituar nëpërmjet UEFA Foundation.
Ky projekt do të implementohet në shkolla në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.