Mërgim Berisha realizoi një gol shumë të bukur përballë Monchengladbach.
Sulmuesi me origjinë shqiptare, i dhuroi fitoren 1:0 Augsburgut me realizimin e tij në stilin Zlatan Ibrahimovic.
Ishte minuta e 82’ kur 24-vjeçari gjeti golin e katërt sezonal në Bundesliga duke dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm në stadiumin “WWK Arena” dhe trajnerin Enrico Maaseen.
Feston edhe Union Berlin.
Skuadra kryeqytetase mposhti 1-2 me përmbysje Werder Bremen në transfertë, siguroi suksesin e dytë radhazi falë golave të Janik Haberer dhe Kevin Behrens.
Unioni e sheh veten në vendin e dytë me 33 pikë pas javës së 17-të, tri më pak se kryesuesit e Bayern Munchen. Fitore arriti edhe Bayer Leverkusen.
Skuadra e Xavi Alonsos triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj Bochum (Tapsoba, Hlozek).
Përballja tjetër mes Freiburgut dhe Eintracht Frankfurt u mbyll në barazim 1-1. Kolo Muani kaloi ekipin udhëtues në avantazh në fundin e pjesës së parë pas asistit të Mario Goetzes, ndërkohë që Matthias Ginter i dhuroi një pikë Freiburgut.