Xavi: Ishte një betejë e vërtetë, e merituam kualifikimin

Futboll

Xavi: Ishte një betejë e vërtetë, e merituam kualifikimin

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:20
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk e ka fshehur gëzimin e tij për suksesin e vuajtur kundër Sociedadit, që i ka dhënë të drejtën për në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. 

Duke analizuar takimin, ai është shprehur i kënaqur me atë çfarë ka dhënë skuadra, ndonëse shpresonte që Barça ta shfrytëzonte më mirë epërsinë numerike.

“Jam i kënaqur, pasi ia kemi arritur objektivit.

Ka qenë një ndeshje e fortë dhe shumë e vështirë siç e kishim parashikuar.

se në tërësi kemi bërë një paraqitje të mirë dhe në fund e kemi merituar kualifikimin

. E kishim të qartë se çfarë duhej të bënim. Pasi ata mbetën me dhjetë vetë detyra jonë nuk është se u lehtësua, pasi ata u mbyllën në mbrojtje, duke mos na lënë hapësira.

fat e gjetëm shpejt golin e avantazhit. Natyrisht duke qenë me një lojtar më shumë në fushë duhej ta kishim mbyllur më shpejt takimin.

Por natyrisht që meritë ka dhe Sociedadi që ka luftuar deri në fund. Treguan se janë një rival i denjë, një skuadër e madhe”, tha trajneri i Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat