Rrahja në finalen e Superkupës së Kosovës

Futboll

Rrahja në finalen e Superkupës së Kosovës

Më: 26 janar 2023 Në ora: 11:52
Rrahja në finale

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve Lindon Emërllahu dhe Alef Firminjo.

Sipas njoftimit, Emërllahu i Ballkanit dhe Firminjo i Llapit u kacafytën mes vete në këtë përballje pas një dueli në fushë, me ç’rast ishin përjashtuar me karton të kuq.

Vendime>

1.Regjistrohet ndeshja e Superkupës Llapi-Ballkani, zhvilluar më 21.01.2023 në Antalia të Turqisë, më rezultatin e arritur në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare , lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore

Ndaj: Lojtarit të FC ”Ballkani”,  Lindon Emerllahu me nr fanelle 6 dhe nr  ID 008300M02. MOTIVI: Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi”, Alef Firminjo me nr fanelle 9 dhe nr  ID 024387M98. MOTIVI: Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat