Manchester United fitoi 0-3 gjysmëfinalen e parë të EFL Cup përballë Nottingham Forest, rezultat që afron skuadrën e Eric ten Hag me finalen e madhe.
Pavarësisht suksesit të pastër trajneri holandez nuk kalon në eufori.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Ten Hag theksoi se pret më shumë nga skuadra.
“Jam i kënaqur me atë që bëmë gjatë 90 minutave. Ishte një moment kur rrezikuam shumë, dhe pikërisht në këtë aspekt duhet të përmirësohemi.
Por në përgjithësi e kontrolluam mirë ndeshjen.
Ama, e përsëris që disa gjëra nuk duhet të ndodhin më gjatë ndeshjeve tona.
Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të përmirësohemi nëse duam të jemi një skuadër e madhe.
Përqendrimi nuk duhet të mungojë kurrë”, deklaroi trajneri holandez.