FC Drita transferon Ovoukan

Futboll

FC Drita transferon Ovoukan

Nga: K.G.. Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:55
Raddy Ovouka

Kampioni vjeshtor, Drita e Gjilanit, përforcohet me mbrojtësin e majtë nga Gana, Raddy Ovouka.

Drita synon që të rikthejë titullin e kampionit.

Gjilanasit janë duke u mobilizuar në të gjitha aspektet. 

“FC Drita transferon Raddy Ovouka. 

Raddy Ovouka do të jetë pjesë e klubit tonë për një vit, në formë huazimi nga klubi ganez Hearts of Oak.

Raddy është 23 vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë, së fundmi ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship te skuadra New Mexico United.

Ai sot pritet të debutoj me ekipi në ndeshjen miqësore që zhvillojmë kundër ekipit Sllovak nga ora 15:30”, njofton FC Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat