Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka bërë me dije se mesfushori brazilian Raphinha do të qëndrojë në “Camp Nou” deri në fund të sezonit dhe nuk do të largohet në merkaton e janarit.
Për trajnerin, mesfushori 26-vjeçar është shumë i rëndësishëm për planet e tij të së ardhmes.
Më herët këtë vit, është përfolur për një interesim të Arsenal ndaj Raphinha, që këtë sezon u transferua te Barcelona nga Leeds.
Duket se “topçinjtë” kërkojnë të rikthejnë brazilianin në Premier League, por Xavi ka ndalur gjithçka, duke vënë veton.
“Raphinha do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në të ardhmen. Ai ka qenë i tillë dhe këtë gjë e tregoi edhe në ndeshjen e fituar dje ndaj Real Societad në Kupën e Mbretit”, u shpreh trajneri i ekipit “blaugrana”.
Këtë sezon, Raphinha ka luajtur në 26 ndeshje dhe ka realizyar 4 gola me fanellën e Barcelonas, në të gjitha turnetë. “Ne do të bëjmë rotacion me të gjithë lojtarët, pasi fundi i sezonit është i ngjeshur me ndeshje.
Do të luajmë çdo 3-4 ditë dhe jemi në garë në tri kompeticione. Raphinha është i rëndësishëm dhe ne kemi shumë besim tek ai”, tha Xavi.