“Titulli i Napolit do të ishte si i imi te Roma”. Këtë paralele bën Fabio Capello, trajner i verdhekuqve më 2001, një vit historik për kryeqytetin. Capello, i cili foli në “Kiss Kiss Napoli”, bëri këtë krahasim interesant në lidhje me sezonin aktual të “azzurri”:
“Napoli duhet të mbetet i përqendruar, nuk duhet të dorëzohet.
Megjithatë, skuadra është aty dhe duket se nuk ka probleme. Lojtarët tani e kanë kuptuar se cila është forca e tyre, një meritë e madhe ka edhe Spalletti”.
Duke folur për forcën, në fund të fazës së parë asnjë skuadër nuk ishte +12 pikë nga ndjekësi më i afërt.
Një boshllëk i madh që duket i vështirë për t’u plotësuar për ndjekësit. Por synimi i këtij viti nuk është vetëm fitimi i titullit.
Napoli shpreson të kalojë në Ligën e Kampionëve dhe Capello shton: “Champions League? Napoli është i rrezikshëm për të gjitha skuadrat, nëse luan me përulësi mund të përparojë kudo”.
Tek individët, sulmi mburret me elementë thellësie, kampionë të mundshëm: “Kvara dhe Osimhen po bëjnë shumë mirë, por të mos harrojmë se kush është pas tyre. Lojtarët e tjerë nxjerrin në pah punën e tyre”.