Bledi Shkëmbi është rikthyer në rolin e analistit.
Trajneri shqiptar do të jetë në studion e “Oversport” për të analizuar takimet dhe njëkohësisht për të pyetur kolegët e tij të Superiores për mënyrën sesi zgjedhin të luajnë në ndeshjet e tyre.
Mirëseardhja i është ofruar edhe nga Andi Lila.
“Jam i lumtur që e kemi kapitenin këtu.
Unë në fakt e doja të ishte si trajner, në punën që Shkëmbi e dashuron më shumë, por ngushëllimi është që ndodhet pranë meje”, tha Lila.