Mbrëmë ishte një natë për t`u mbajtur mend për Wout Weghorst.
Sulmuesi i Manchester United ishte protagonist në ndeshjen e fituar nga Djajtë e Kuq ndaj Nottingham Forest, e vlefshme për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup.
Ndeshja përfundoi 3-0, me sulmuesin holandez që vulosi dyfishimin pas kryesimit të nënshkruar nga Rashford. Në Angli vlerësuan performancën e Weghorst, madje e krahasuan atë me Cristiano Ronaldon.
Dihet se marrëdhëniet mes Manchester United dhe Ronaldos janë tensionuar pas lamtumirës. Edhe të përditshmet kryesore sportive po kalojnë valën, me Dailystar që i krahason të dy bazuar në debutimin e tyre në Carabao Cup me Djajtë e Kuq
. E pra, ai i asit portugez nuk ishte aq i lumtur sa ndodhi dje me Weghorst, duke qenë se Ronaldo humbi 2-0 ndaj West Bromwich, pra pa gjetur rrugën e golit.
Një barrë për sulmuesin e ri të Mançesterit, i cili mbërriti pak ditë më parë nën urdhrat e Erik ten Hag me formulën e huazimit nga Burnley.