Tirana arriti një fitore të rëndësishme përballë Erzenit në transfertë me rezultatin 0-2. Për bardheblutë debutoi dhe blerja më e re, Kristal Abazaj, i cili u shpreh se forma e tij nuk është më e mira, por që është i lumtur për fitoren e ekipit.
“Më mirë se kaq nuk mund ta nisja. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për objektivat.
Unë që fëmijë kam qenë tifoz i Tiranës. Mendoj se është një fillim i mbarë.
Unë nuk jam gati 100% të jap më të mirën. Në ndeshjen në vijim do jap më të mirën që të kthehem në formën që kam qenë më përpara.
Unë jam profesionist. Të jem i sinqertë vij nga një dëmtim gati 2 muaj e gjysmë. E kam marrë pak me terezi që të arrij formën e mëparshme”, u shpreh Abazaj për “Oversport”.