Bledi Shkëmbi është kthyer në rolin e analistit në emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport”.
Pas përfundimit të ndeshjes së fundit të javës së 19, asaj mes Erzenit dhe Tiranës, ish-futbollisti i njohur ka diskutuar së bashku me Andi Lilën për mënyrën se si duhet të organizohen klubet shqiptare.
Shkëmbi ka nënvijëzuar një problematikë që ekziston me klubet e “Abissnet Superiore“-s, e cila është mosmenaxhimi i suksesit.
“Klubet tona ndonjëherë nuk dinë të menaxhojnë suksesin.
Vijnë nga një sukses, fitojnë titullin kampion dhe shkojnë në Europë. Por në sezonin tjetër lu.ftojnë për mbijetesë”, ka thënë Bledi Shkëmbi.