Davide Ancelotti ishte në pankinë, pranë babait të tij, në derbin e Kupës së Mbretit mes Realit të Madridit dhe Atléticos së Madrid. Djali i trajnerit të “Los Blancos” u pa shumë aktiv në stol.
Diçka e zakonshme tek ai. Në Itali dhe Angli është përhapur lajmi se Davide është një opsion për stolin e Evertonit.
Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, largimi i tij do të jetë i mundur vetëm nëse drejtuesit e Realit japin miratimin.
“Toffees” e njohin Daviden që nga koha e Carlo Ancelottit tek Evertoni. Ata kanë kujtime të mira nga djali i trajnerit veteran, që duket se ka mësuar shumë nga i ati.
Sipas shtypit italian, djali i Ancelottit nuk është opsioni i parë. Argjentinasi Bielsa është avantazh në këtë garë, ku është edhe Sean Dyche, ish-menaxheri i Watfordit dhe Burnley-t.