Trajneri i Dinamos, Nevil Dede ka humbur nënën e tij dhe lajmin e hidhur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Në orët e para të mëngjeshit të sotëm, ai ka shkruar:
“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj ikjen nga kjo jetë të nënës sime. Varrimi sot në orën 14:00, në Sharrë. Faleminderit”, përfundon ai.
Ky lajm i trishtë për Deden vjen dy ditë para rinisjes së Kategorisë së Parë.